13 ΔΕΚΕΜΒΡΗ 2020

Solidaritet popullit shqiptar! Vrasjet gjakftohte nuk e mbrojne shendetin public

Me d. 9/12 ne shqiperi policia vrau me gjakftohtesi 25 vjecarin Klodjan Rasha. Policia e qelloi ne shpatull dhe ne koke, sepse shkeli ndalim-qarkullimin e nates si mase e ndermare kunder covid 19. Menjehere u krijua skenari per ti dhene lehtesime policies per vepren qe kryen,qe sipas tyre klodiani mbante nje armed he ishte kercenim, por e vetmja gje qe mbante ishte nje shishe uje. Arsyeja pse doli nga shtepia dhe ku donte te shkonte skane aspak rendesi, asnje arsye nuk mund te justifikoje vrasjen e tij.

Shperthimi I tubimeve qe erdhen me pas per vrasjen tregon qe njerzit kishin nje pakenaqesi te grumbulluar me kohe. Nga njera ane qeverite menaxhojne ne menyre kriminale pandemine ndersa nga ana tjeter sulmojne te drejtat e popullit dhe te rinise. Rinia shqipetare u vu ne levizje gjeresisht, ne dhjetor te 2018 per te fituar te drejten e shkollimit, doli prap sot ne rruge kunder shtetit shtypes.duke pare permes pandemise sistemin shendetesor te vendit duke rene, dhe per me te varferit te mos kete edhe njehere tjeter akses ne sherbimin mjekesor.

Perpara revoltes rinore, ministri I brendeshem I qeverise rama dha doreheqejen, megjithate revoltat vazhduan ne tirane dhe u perhapen edhe ne qytete te tjera, me policine duke I dhunuar ne menyre te papare ndonjehere.

Vrasjet nga shteti nuk jane vetem nje moment por eshte politika e nje sistemi te kalbur. E nje sistemi qe sjell vetem varferi,papunesi e nje te ardhme te erret ne pergjithesi. Qeverite borgjeze mundohen te ngushtojne,te shtypin te mbysin cdo revolte perpara se te lindin. Por realiteti eshte shpresedhenes. Menaxhimi criminal I pandemise,sulmi I sistemit ndaj te drejtave dhe privilegjeve, nxisin tubime te organizuara dhe revolta, ashtu si ndodhi ne Amerike  me vrasjen e G.Floyd, po ashtu ne Indi me greven me te madhe ne bote,ne Τurqi me greven e minatoreve, ne France e me radhe ne disa shtete. Rinia thyen cdo mase ndalimi ne rruge,sepse nuk ekziston asnje menyre tjeter per te privilegjuar te drejtat e saj.

Ne vendin e Klodjanit mund te ishte kushdo. Qeverite ndalojne cdo levizje naten dhe vene ne shenjester cdo njeri qe ka nevoje te dale nga shtepia per te mare pak ajer, ne keto kushte po jetojme te gjithe, ndersa politikat qe po ndjekin jane fajtore per vdekjet dhe rastet e shumta me te prekurit nga covid.

Shprehim solidaritetin tone ndaj popullit shqipetar. Para disa ditesh ne greqi ne 6/12 ishte perkujtimi 12 vjecar  I nxenesit 15 vjecar Aleksis Grigoropoulos qe u vra nga dora e policit, nje ceshtje qe ka ngjashmeri  te tmerrueshme. Nuk dyshojme aspak se shteti borgjez do perpiqet qe vrasesi I Klodjanit te bjere ne te bute, ashtu sic ndodhi me vrasesin e Grigoropoulos. Nga ana jone deklarojme se cdo vrasje nga shteti na terbon me shume. Terbimi jone drejtohet perballe politikave qe ndjekin qeverite borgjeze, perballe nje sistemi qe vendos fitimet te ardhurat kundrejt jetes njerezore. Eshte e nevojeshme te organizohemi, te gjejme menyra shprehjeje te perbashketa, te kundershtojme, dhe te kerkojme te drejtat tona per te jetuar.

Nuk do mesohemi me dhune dhe shtypje, nuk do rrime ne shtepite tona ndersa njerezit vdesin.

-Solidaritet popullit shqipetar

-Poshte fashizmi I jetes publike dhe politike

-Poshte terrorizimi shteteror

Rinia PKG(m-l)

[ΝΕΟΙ ΝΕΕΣ ΚΚΕ)]

Αναζήτηση
Social Media

Βουλευτικές Εκλογές 2023
Αντίσταση - Οργάνωση

 
Κατηγορίες
Βιβλιοπωλείο-Καφέ

Γραβιάς 10-12 - Εξάρχεια
Τηλ. 210-3303348
E-mail: ett.books@yahoo.com
Site: ektostonteixon.gr